Planifikohet Vendimi i ri në këto Kantone në Zvicer, Ja çfarë pritet të…

Situata është e ngjashme në Gjenevë. Rastet ditore arritën kulmin në 1,366 më 30 Tetor 2020. Që atëherë shifra ka rënë në rreth 200 në ditë – mesatarja 7 ditore ishte 226 më 25 Nëntor 2020. Hera e fundit që rastet ditore ishin në këtë nivel në Gjenevë ishte mesi i Tetorit.

Në atë kohë Martin Ackermann, kreu i Task Forcës shkencore Covid-19 paralajmëroi në një konferencë se spi talet mund të mbingarkohen brenda javësh nëse nuk merren masa për të përmbajtur përhapjen.

Spitalet zvicerane mbeten të zëna. Shtrimet në spital arritën kulmin më 16 nëntor 2020, afërsisht 2 javë pas kulmit në rastet e reja të përditshme. Pavarësisht nga një rënie e madhe në rastet e reja, spitalet janë ende të ngarkuara.

Përkundër këtij sfondi, kantonet e Vaud, Gjenevës, Fribourg, Neuchâtel dhe Jura kanë njoftuar planet për të rihapur restorantet më 10 Dhjetor 2020, sipas RTS. Këto kantone janë bashkuar për të harmonizuar rihapjen.