Përse mjeket mbathin nallane, a ju ka shkuar ndonjëherë mendja?

Përse mjeket mbathin nallane, a ju ka shkuar ndonjëherë mendja?

Pothuajse nuk ka asnjë mjek i cili nuk i mbath këtë lloj këpuce, mirëpo përse i mbathin ato?
Si duket ekziston një sërë arsyesh përse nallanet janë më të preferuara nga mjekët dhe përse pa to nuk mund ta imagjinojnë punën e tyre. Nallanet u mundësojnë infermiereve dhe mjekëve mbështetje e cila u ndihmon që të kenë më pak dhembje në këmbë, nyja, gjunjë dhe në kurriz, gjë që është shumë me rëndësi, sepse ata kalojnë mjaft kohë duke lëvizur në këmbë, ndonjëherë as që kanë shans për të pushuar.

Nallanet e mira janë dizajnuar në mënyrë speciale për punë në vendet të cilat nënkuptojnë qëndrim të gjatë në këmbë. Në situata të këtilla janë më të dobishme sesa atletet dhe këpucët, por gjithashtu janë të mbyllura dhe i mbrojnë gishtat.

Gjithashtu ato janë të mbrojtura nga lëndimet eventuale për shkak të rënieve të objekteve, posaçërisht atyre të mprehta siç janë bisturitë e kirurgëve, goditjeve nga mjetet jo të mprehta dhe nga rrjedhja e lëngjeve të rrezikshme si edhe lëngjet trupore.