Përse ju dridhet syri? Përgjigja nuk do ju pëlqejë!


Shumë prej nesh e dimë se çfarë është kur të dridhet qepalla; në fakt, ne të gjithë e kemi hasur këtë moment në jetën tonë. Dridhja e qepallës ndodh mjaft papritur – mund të jeni duke parë TV,duke lexuar , ose gatuar kur ndjeni një lëvizje të papritur te qepalla e syrit tuaj.

Ajo që ndjeni është një lëvizje e muskujve ose një kërcim nervor në zonën rreth syrit tuaj. Dridhjet e qepallave nuk janë kërcënuese për jetën, por mund të nxjerrin në pah disa çështje serioze shëndetësore. Gjithashtu, mund të jetë vërtet irrituese.

Shkenca e përkufizon dridhjen e syve si ‘një lëvizje, e pakontrollueshme ose si një rënie e qepallës, zakonisht në kapakun e sipërm’. Kjo dridhje e muskujve të syrit mund të prekë një ose të dy sytë dhe mund të zgjasë diku nga disa sekonda deri në disa minuta. Rrallë, dridhja e syrit mund të vazhdojë dhe ndërpritet për disa ditë para se të zhduket vetë.

Çfarë e shkakton dridhjen e syve? Nuk ka përgjigje specifike për atë se çfarë shkakton drid hjen e syve. Zakonisht lidhet me stresin dhe lodhjen, por edhe me sasinë e tepruar të kafeinës, duhanit dhe alkoolit. Dridhja e syrit gjithashtu mund të shkaktohet nga sytë e thatë, tendosje e tepërt të syve, alergji ose acarim të syrit ose membranës së syrit. Shpesh ndodh pa ndonjë shkak të veçantë.