Përfundon gjithçka për zgjedhjet e 6 tetorit, rinumërohen votat dhe shpallën rezutatet finale

Tanimë ka përfunduar rinumërimi i afro 75% të votave në QNR. Rinumërimi erdhi pas vendimit të PZAP’së që i mori parasysh ankesat e subjekteve politike për parregullësi në numërimin e votave.

“Vetëm deri në orën 16 të ditës së sotme, e enjte, janë rinumëruar 65 vendvotime. Në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara, që nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani, është: 1,034 apo 73.49%”, ka thënë zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi për Express. Video

Gjithsej është dashur të rinumërohen 1407 vendvotime, dhe kur i shtohen kësaj edhe 860 që janë rinumëruar më herët, atëherë i bie që thuajse 90% e vendvotimeve në nivel vendi janë rinumëruar.

Gjithsesi duket se procesit po i vjen fundi dhe shumë shpejt pritet certifikimi i rezultateve nga KQZ.

“Në QNR janë 33 tavolina numërimi dhe gjatë një ndërrimi (08:00-16:00) vetëm njëra prej tyre numëron mesatarisht 750 fletëvotime si dhe kryen të gjitha procedurat tjera që kanë të bëjnë me plotësimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe formularët e rezultateve të kandidatëve për deputetë”, ka thënë Elezi.

Elezi ka thënë për Express se rinumërimi pritet të përfundojë të dielën, ku do të dihet gjithcka dhe do të dalin edhe rezultatet.