Pasaportat më të fuqishme në Toke për 2020, nuk ua merr mendja ku renditet Shqipëria

Pasaportat më të fuqishme në TOKE për 2020, nuk ua merr mendja ku renditet..

Henley Pass port Index ka radhitur pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2020. Radhitja u krye duke u bazuar në numrin e vendeve që mund të kenë akses poseduesit e këtyre pasaportave.

Në mënyrë surprizuese vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione. Në vendin e tretë renditet Korea e Jugut me 189 destinacione.Vendi i preferuar i shqiptarëve, Gjermani rënditet e treta gjithashtu me 189 destinacione. Fqinjët e Italisë rënditen në vendin e 4 me 188 destinacione.

SHBA dhe Britania e Madhe rënditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione. Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione.Të gjitha vendet e rajonit janë më lart se vendi ynë.Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bosnje dhe Hercegovina renditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.