Pas Ngjarjeve në AUSTRI, BE-ja pritet të marrë Vendimin e ri për KUFIJTË…

Pas ngjarjeve të fundit në Evropë, Franca dhe Gjermania po bëjnë thirrje për siguri shumë më të rreptë në kufijtë e tyre të jashtëm. Ekspertët thonë megjithatë, se vetëm masa të tilla nuk kanë gjasa ta zgjidhin prob lemin.

Ngjarjet filluan në Paris më 16 tetor – kur mësuesit Samuel Paty iu pre koka nga adoleshenti çeçen Abdullakh Anzorov.Më pak se dy javë më vonë, një tunizian goditi për vde kje tre persona në një kishë në qytetin e Nisës. Ai kishte mbërritur aty nga Tunizia si imigrant përmes Italisë.

“Masa nuk ka të bëjë me zvogëlimin ose pakësimin e së drejtës për azil, por ka të bëjë me zbatimin e drejtë dhe luftimin e rrugëve për ta keqpërdorur atë, dhe për të mbrojtur më mirë kufijtë tanë të përbashkët”, tha presidenti francez,Macron.

“Siç e kemi parë në mënyrë të përsëritur në të kaluarën, ngjarjet kanë prirjen të vijnë nga brenda. Incidenti i fundit që pamë në Austri ishte një shembull tjetër i kësaj. Ndërsa individi i përfshirë mund të jetë emigrant i brezit të dytë, ai në të vërtetë ka lindur në Austri”, thotë analisti.