Pamjet brenda bu.rgutt ku po mbahen Thaçi, Veseli, Selimi e të tjerët (FOTO)

Gj ykata Speciale publikoi akuzat ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-komandantëve të UÇK, të cilët ndodhen në burg prej javësh, në pritje të nisjes së gjykimit.

B urg ku ata po mbahen gjendet jashtë Hagës, në periferi, më saktësisht në Haaglanden të Scheveningen.Haaglanden ështe një burg unik në Holandë.

Ai është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë.
Ky mund të jetë kujdes fizik, por edhe psikologjik. Ose një kombinim i të dyjave. Bur gu mund të strehojë rreth 200 të arrestuar.

Të paraburgosurve u lejohet qasja ditore në ajër të pastër dhe ushtrime fizike, si dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitete të tjera të përshtatshme. Atyre u lejohet të lexojnë dhe shkruajnë materiale dhe kanë qasje në një bibliotekë që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare. Të burgosurit mund të luajnë shah, futboll, dhe lojëra tjera.