Pamje Nga Brenda Shtëpisë Luksoze Të Jozefina Topallit Do Ju Lene Pa Fjale

Tek “Rudina” ditën e sotme ishte e ftuar Jozefina Topalli, gruaja e parë në politikë që ka mbajtur postin e Kryetares së Kuvendit.

Për herë të parë Topalli zbuloi pamjet e shtëpisë 200-vjeçare ku ka kaluar fëmijërinë në Shkodër.“Shtëpia tani është vjetëruar.

Nuk mund të rri pa shkuar tek ajo shtëpi se aty kam lindur, jam rritur vetë, kam rritur edhe fëmijët e mi se shumë herë nëna kujdesej për ta.

Brenda familjes krijohej një ambient i bukur. Shtëpia ishte e madhe me oborr të madh.Brenda shtëpisë ishim rreth 20 e ca fëmijë, bashkë me komshitë luanim gjithë ditën bashkë, mësonim, grindeshim, pajtoheshim.Kam shumë kujtime”, u shpreh Jozefina Topalli.