Paga mesatare në Cyrih, 7832 franga në muaj, 20% mbi mesataren Zvicerane, ja detajet

Paga mesatare bruto në të gjithë Zvicrën është 6538 franga. Më së shumti fitojnë ata që punojnë në bankë dhe kanë një diplomë shkolle të lartë profesionale.

Të punësuarit në qytetin e Cyrihut janë një hap përpara në krahasim me zviceranët tjerë, kur bëhet fjalë për pagat: Ata fitojnë mesatarisht 20 për qind më shumë sesa fqinjët e tyre në pjesën tjetër të Zvicrës, përkatësisht 7832 franga bruto në muaj, thuhet në një komunikatë të publikuar të enjten nga qyteti i Cyrihut.

Bëhet fjalë për llogaritjen sipas mesatares “median” që nënkupton se gjysma e të punësuarve fitojnë mbni 7832 franga dhe gjysma tjetër, nën këtë shumë,Njoftimi, i bazuar në pagat e vitit 2018, tregon se ka dallime të mëdha edhe në vetë qytetin.

Burrat ende fitojnë më shumë se gratë në pozicione të krahasueshme. Vihet re që hendeku i pagave midis burrave dhe grave zgjerohet me rritjen e moshës: Në grupmoshën deri në 29 vjeç diferenca është 6 për qind, ndërkohë që meshkujt mbi 50 vjeç fitojnë rreth 30 për qind më shumë se gratë e po kësaj moshe.