Nxënësit mund të mos kthehen në shkolla pas pushimit, dhe do te…

Dje përfundoi gjysmëvjetori i parë për vitin shkollor 2020/2021. Nxënësit shkuan në pushim dimëror për një muaj, teksa ministri Likaj pohoi se ata do të angazhohen me detyra edhe gjatë kësaj pauze mësimore. Por, kryeministri Hoti përmes një deklarate për media.

La të nënkuptohet se varësisht nga situata epidemiologjike, nxënësit mund edhe të mos u kthehen shkollave në janar. Për këtë çështje janë deklaruar edhe nga MASh-i.Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dje nënvizoi se gjysmëvjetori i pari i vitit shkollor 2020/2021, ishte një vit i vështirë për secilin pa përjashtim.

Ndërkohë që shprehu besimin që prej 18 janarit 2021, mësimi të fillohet në kushte më të mira. Këto komente ai i bëri gjatë vizitës që bëri dje në shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania”,në kryeqytet.

“Statistikat e fundit na tregojnë se numri i arsimtarëve të prekur nga ko vi d, në raport me mjekët apo policett, është në përqindje më të lartë, që nënkupton se edhe ju jeni në vijën e parë të frontit në luftë me këtë armiik të padukshëm, njëlloj sikurse profesionistëtt e tjerë”, tha Hoti, duke shtuar se shpreson se nxënësit ti rikthehen shkollave me këtë datë ashtu edhe siç është paraparë.