Nusja ndërpret dasmën e saj dhe tregon të gjithë të vërtetën…Do mbeteni pa fjale!

Organizimi i një martese nuk është aq i lehtë sa të gjithë besojnë, por është një kohë shumë e vështirë. Ne dëshirojmë që gjithçka të jetë e përsosur dhe mijëra pyetje fillojnë të pushtojnë mendjen tonë.Hapi i madh është i rëndësishëm dhe ne duhet të bindemi se jemi të dashuruar dhe se personi para nesh është me të vërtetë i duhuri.

Historia që ne duam të ju themi sot ka protagonist Aurora Garcia-n dhe Rafael Martinez-in. Të dy shpenzuan më shumë se 40.000 dollarë për të organizuar ditën e tyre të përsosur, por diçka nuk shkoi siç duhet. Pak ditë para dasmës, nusja ka zbuluar diçka … diçka të papritur. Pra, pak para “PO0së”, Aurora mori mikrofonin dhe kërkoi vëmendjen e të gjithë mysafirëve.

Ajo filloi të fliste, duke falënderuar të pranishmit dhe mbështetjen e miqve e të të afërmve, pastaj kërkoi që ta merrnin paketën që kishin në çdo karrige dhe ta hapnin. Të gjithë të hutuar, por edhe të intriguar, e morën dhuratën dhe e hapën.

Ishte një zarf, që përmbante dy foto që tregonin burrin e ardhshëm me mikne e saj më të mirë, shkruan ShkodraNews. Në foton e parë ata ishin duke u puthur, në të dytën ata po dilnin nga një hotel. Aurora ishte bërë e dyshimtë për ndjenjën e tyre të çuditshme një javë para datës së caktuar për martesë, kështu që ajo vendosi të punësojë një hetues.