Nuk po i’u del pilafi i mirë ? Provoni këtë mënyrë dhe e gjithë familja do ta pëlqej atë më pas

Nuk po i’u del pilafi i mirë ? Provoni këtë mënyrë..

Në ka një recetë popullore gatimi në kuzhinën shqiptare ai është padyshim pilafi.Shoqërues i gatimeve, gjellërave të ndryshme ashtu si edhe mishit, pilafi mbetet përherë në tryezat tona.

Shoqëruar me kos të freskët a salca të ndryshme, ideal për të shijuar mishin ashtu si edhe një zgjedhje fantastike për vaktin e darkës.Që në fillim, pavarësisht se këtë amvisat e dinë shumë mirë, duhet të respektohet raporti 1 me 2 për masën e orizit dhe ujit apo lëngut të mishit që do përdorni.

Ashtu si edhe sasia e vajit të ullirit apo gjalpit. Ju këshillojm që duhet të keni parasysh që për 4-5 persona do të duhen 2 filxhanë çaji me oriz dhe 4 filxhanë çaji dhe 2-3 lugë gjelle me ujë apo lëng mishi.Për ta bërë më të shijshëm përdorni dy lugë gjelle gjalpë dhe dy lugë gjelle vaj ulliri.