Nuk po dini çfarë të gatuani, kjo është receta ideale që bëhet për më pak se 10 min: Makarona me gjizë dhe pak arra

Nuk po dini çfarë të gatuani, kjo është receta ideale që bëhet për më pak se 10 min: Makarona me gjizë dhe pak arra.

Një pjatë e shijshme, me përbërës të shëndetshme dhe e thjeshtë për t’u përgatitur.Përbërësit: 120 g fusilli, 150 g gjizë, 50 g arra, Vaj ulliri, Kripë, Piper Arrë myshk.

Përgatitja: Ziejmë makaronat në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim. Ndërkohë në tigan shtojmë vaj ulliri, rikotën , kripë, piper, arrë myshk dhe arrat e grimcuara. E ziejmë disa minuta pasi kemi shtuar ujë nga zierja e makaronave për të rregulluar trashësinë e salcës. Shtojmë makaronat dhe i përziejmë mirë. I shërbejmë të ngrohta me arra dhe djathë parmigiano.