Nuk kishin aplikuar për ndihme, por shtetii i njofton se kanë fituar subve.ncione mbi 1000 euro…

Ardi Shita, pronar i dy bizneseve në vend, ka deklaruar se dje janë njoftuar nga Ministria e Financave se komisioni ka vendosur që bizneset e tyre t’i përkrahë me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro.

Ndonëse thotë se nuk kanë aplikuar për ndihma të tilla. Por, Shita ka thënë se këto para do t’i kthejnë menjëherë në buxhet në momentin që dalin, derisa ka treguar edhe arsyet për këtë.

Ai ka thënë se janë të ofenduar me këtë veprim të shtetit, meqenëse nuk e kanë kërkuar një përkrahje të tillë. Madje, subvencionet që janë ndarë për biznese nga Qeveria Hoti i ka quajtur subvencione koti.