Nuk ka përse t’iu duket fare si një mision i pamundur : Shpëtoni një herë e mirë nga gusha e varur me këtë sekret

Shpëtoni një herë e mirë nga gusha e varur me këtë sekret.

Gusha juaj po merr këtë formë? Mos e teproni me parfumin. Parfumet përmbajnë alk ol dhe aromatizues të ndryshëm që thajnë lëkurën dhe e bëjnë më pak elastike.

Nëse jeni mësuar të rifreskoni parfumin gjatë ditës, është më mirë ta aplikoni vetëm në kyçet e dorës. Mos mbani aksesorë të rëndë. Është më mirë t’i përdorni varëset e rënda vetëm në raste të veçanta, sepse ato tërheqin lëkurën. Kujdesuni për posturën (qëndrimin) tuaj. Para së gjithash, një pozicion i keq mund të jetë arsyeja e dhimbjeve të kokës dhe qafës. Së dyti, për shkak të lakimit të vazhdueshëm, rrudhat mund të shfaqen dhe nuk janë të lehta për t’u hequr qafe.

Ka shumë ushtrime të ndryshme për t’i mbajtur muskujt e qafës dhe fytyrës të qëndrueshëm. Këtu janë disa prej tyre:
Zhvendosni nofullën e poshtme para dhe mbrapa. Zgjatini buzët (në formën e shkronjës “О”) dhe mbajini ashtu për 5 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë. Pastaj, bëni të njëjtën gjë, duke shqiptuar tingullin “E”. Uluni drejt, ushtroni forcë me dorën e djathtë tek balli. Bëjeni pa e përkulur kokën. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda. Uluni drejt, vendosni duart pas kokës dhe shty pni pjesën e pasme të saj pa e përkulur prapa. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda. Uluni drejt. Tërhiqeni kokën prapa dhe hapni gojën. Mundohuni të arrini buzën e sipërme me buzën e poshtme, pa i bashkuar dhëmbët. Përsëriteni ushtrimin disa herë.