‘Nuk dua ti ndodhë diçka e keqee’, këngëtari tregon publikisht se çfarë i ndalon rreptësisht gruas: I kam thënë nuk ke për të vajtur


I ftuar në emisionin Rudina, Gold Ag ka treguar se ai është një bashkëshort mjaft i kujdesshëm dhe e ka penguar bashkëshorten e tij të punojë për shkak të pan demisë. Ai është kund ërshtuar nga Rudina Magjistari duke i thënë se ajo është mjaft e madhe për të vendosur për gjërat e saj dhe nuk mund ta urdhërojë që të bëjë atë që ai dëshiron.

Reperi shprehet se e do fort dhe për këtë arsye ia ka ndaluar të punojë dhe mbi të gjitha ajo është edhe shtat/zënë.Gold Ag: Ajo mund ta kuptojë, por kur një njeri e bën punën dhe se mendon të keqen është më ndryshe. Nuk është se e kam ndaluar rri dhe s’ka. Rudina Magjistari: Pra i ke sugjerojë që të mos shkojë?

Gold Ag: Po i kam sugjeruar dhe i kam thënë nuk ke për të vajtur derisa të mbarojë pan demia. Rudina Magjistari: Sa e vështirë ëshë me ju, janë disa çuna që e kanë shumë merak këtë pjesën.

Gold Ag: Jo, ai që të ruan prej të keqes, ai veç ta do të mirën. Rudina Magjistari: Jam shumë dakort me këshillat e tua, por ajo është e rritur që duhet të vendosë vetë për gjërat e veta.