Noizy flet rreth Leandres, vajzes se tij…


Si rrallëherë, reperi i njohur Noizy ka dhënë dje një intervistë ku ka folur për karrierën, biznesin e gjithashtu familjen.

Siç e dimë, Noizy ka një vajzë që tashmë është rritur, por ka thënë publikisht se do të dëshironte shumë që familja e tij të zgjerohej dhe ka ardhur koha të bëhej sërish baba. Ai tha se ky moment është i mirëseardhur kurdo që të vijë, por shprehu dëshirën se që tani do ta donte një djalë.

Ai nuk la pa përmendur edhe të bijën, Leandrën, të cilën nuk e kemi parë ta ekspozojë në rrjetet sociale.“Leandra është shumë mirë, nuk flet shumë. Është gocë e urtë, shumë e turpshme, origjinal si unë. Ajo është pasqyra ime dhe do e ketë gjithnjë mbështetjen time, por nuk e ekspozoj shumë, sepse ndoshta ajo nuk do që bëhet personazh publik si unë”.