E Fundiit/Njoftimi i ri për të gjithë ata që duan të Hyjnë e Dalin nga Gjermania


Për shkak të pan demisë së koro nës qeveria gjermane e ka shtyrë deri me 30 shtator paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në vende të treta jashtë BE. Situata do të vlerësohet më pas individualisht për secilin vend.

Paralajmërimi i përgjithshëm për rrez.ikun e udhëtimit në rreth 160 vende për shkak të pandemisë, sipas Ministrisë së Jashtme Gjermane, vlen deri më 30 shtator. Qeveria gjermane vendosi për zgjatjen, siç njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, duke fashitur për momentin shpresat e sektorit të udhëtimeve. Ajo shpreson se do të jetë i mundur një konsultim i ngushtë edhe me vendet e tjera të BE. Do të ishte mirë, nëse në Evropë do të kishte një rregullore të përbashkët, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.

Nga tetori Gjermania do të ketë kthim në një “sistem të diferencuar”, në të cilin do të jepen instruksione individuale për udhëtimet dhe sigurinë për secilin vend jashtë Bashkimit Evropian. Paralajmërimet për rrezikun e udhëtimeve në vendet me zona rrezikshmërie mund të hiqeshin, nëse do të kishte për shembull, rregulla për kara ntinën, u tha në Berlin.

Shoqata Gjermane e Udhëtimeve (DRV) foli për një hap “të hezituar” në drejtimin e duhur. Shefi i DRV, Norbert Fiebig, tha se megjithatë për klientët dhe industrinë e udhëtimeve kjo ndryshon shumë pak. Mbetet pasiguria, se kur do të jetë e mundur të udhëtojnë përsëri dhe kur firmat dhe punonjësit do të jenë në gjendje të nxjerrin përsëri jetesën, tha Fiebig, duke patur parasysh afro tre milionë të punësuarit në sektorin gjerman të udhëtimeve.