Njoftim i rëndësishëm për të gjithë em igrantët shqiptarë në Greqi

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë em igrantët shqiptarë në Greqi, duhet ta lexoni patjeter.

Qeveria greke ka vendosur të lejojë rinovimet e lejeve të qëndrimit edhe për em igrantët, pasaportat e të cilëve kanë skaduar brenda vitit 2020.

Lajmi bëhet publik prej Ministrisë së Brendshme greke, e cila sqaron se e ka dërguar qarkoren në të gjitha qendrat e decentralizuara të prefekturave të vendit.Burimet pranë kësaj ministrie sqarojnë se vendimi është marrë falë kërkesës prej ministrisë së Jashtme shqiptare si dhe me ndërmjetësinë e ekspertit të em igracionit, Fatos Malaj, i cili mori përsipër dhe realizoi gjithë termat teknikë të kësaj marrëveshjeje.

Për shkak të vështirësive të krijuara prej Co vi d-19, qeveria greke shtyu deri në 31 dhj etor të gjitha lejet e qëndrimit që skadonin brenda 2020-ës, ndërsa me këtë vendim krijohet lehtësi edhe për mijëra em igrantë të tjerë, të cilët do të duhet ose të udhëtonin në Shqipëri, ose të nënshtroheshin në radhët të gjata në përfaqësitë tona diplomatike.