Njihuni me dy lagjet ku banojnë personat “Vip” të Tiranës (PAMJE)

Ndodhemi afro katër kilometra larg qendrës së kryeqytetit, jo shumë larg Parkut të Liqenit dhe Kopshtit Botanik. Me siguri që e kuptuat se bëhet fjalë për Kodrën e Diellit, një nga zonat më të preferuara të personazheve të njohur shqiptarë, të të gjitha fushave.

Nuk do të ishte çudi të ndesheni aty rrotull me presidentin që bën pazar, i veshur me xhaketë xhins. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë dy nga emrat e politikës që jetojnë në këtë zonë. Po kështu edhe Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa banojnë në një nga apartamentet luksoze. Klajda Gjosha mbyll listën e politikanëve.

Shtojmë se gazetari Çim Peka i është referuar disa herë Veliajt si “komshi”, duke qenë se shtëpia e tij ndodhet pranë asaj të kryebashkiakut.Komshinj të tyre janë edhe gazetarët dhe analistët Mero Baze dhe Andi Bushati. Në po të njëjtën lagje jetojnë edhe Enkel Demi dhe Mesila Doda.

Mundësitë janë të larta që te Kodra e Diellit të shihni çiftet Marina Vjollca-Getoar Selimi, Marsela Çibukaj-Vitmar Basha, Orinda Huta-Turjan Hyska, Julka Gramo-Andi Gramo, Gaz Paja-Ira. Luanën gjithashtu e gjeni aty.