Nje muaj pas ndarjes del arsyeja pse djali i Ardit Gjebreas u nda nga e fejuara. Ja cila eshte s. uper femra e detyroi ta tr. adhtonte

Çifti i bukur, Jon dhe Merlin, postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Të cilat para një muaji nuk ekzistonin më në profilet e tyre, pasi i kishin zhdukur. Ishte ky fakt që ngriti dyshimet se çifti nuk ishin më bashkë. E pavarësisht faktit se ata s’janë më bashkë.

Ardit Gjebrea nuk e ka larguar nga miqtë e tij ish-nusen e djalit, pasi ai e ndjek ende mes personave të zemrës që ndjek, që i numëron me gishtat e dorës. Ndërkohë ç’po ndodh me jetën e Jonit, i cili ka një biznes purosh, por ndërkohë poston foto shumë të bukura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Pikërisht në SHBA jeton edhe modelja nga Kosova, Vildane Zeneli, e cila duket se i ka vënë syrin Jonit, direkt pas ndarjes së tij nga e fejuara. Ndjekësit kanë vënë re faktin që ajo e komenton shpesh Jonin në fotot e tij në “Instagram”, ndërkohë që vetë ai ka ndarë me ndjekësit një foto si dëshmi e darkave të tyre private në SHBA.

Dhe sapo Joni poston foto, Vildane e ngacmon me komente duke e komentuar me zemra, apo duke e urdhëruar të flejë dhe të mos rrijë natën vonë jashtë.Ndërkohë, kush është Vildane Zeneli, modelja me format bombastike, e cila është shfaqur shumë vite më parë në një nga klipet e Flori Mumajesit?

Ajo shihet pranë Jonit, vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte pa të dashur, pasi ende s’e kishte gjetur personin e zemrës. Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfeu anën tjetër të një vajze seksi, që duket se mund ta gjejë të dashurin sa hap e mbyll sytë.