Nis shitja masive e ila.çiit rus kundër koron avirusit, por sa efektiv është? Ja çfarë thonë studimet

Medikamenti rus kundër korona-s Avifavir, i cili bazohet në një medikament japonez kundër gripit, tashmë është shitur në 15 vende. Gjermania gjithashtu ka siguruar një rezervë. Sa efektive është substanca aktive?

“Kemi pasur mjaft sukses: ky medikament tani po shpërndahet në mbi 15 vende,” tha së fundi në televizionin rus Kirill Dmitriev, kryetari i Fondit Rus për Investime Direkte (RDIF). Ai tha se në fakt, ekzistojnë vetëm dy medikamente antivirale që shpërndahen në një numër të caktuar vendesh: Remdesiviri amerikan dhe Avifaviri rus.

“90 përqind të Remdesivirit i kanë blerë Shtetet e Bashkuara, kështu që ne nuk u habitëm që 15 shtete po blejnë medikamentin tonë,” tha Dmitriev. Ndër blerësit janë shtatë vende në Amerikën Latine dhe Afrikën e Jugut.

Autoritetet ruse miratuan në fund të majit një medikament të quajtur Favipiravir. Ai u zhvillua nga RDIF së bashku me firmën Khimrar nga qyteti rus i Khimki. Formula bazohet në medikamentin japonez kundër gripit, influencës Favipiravir me të njëjtin emër, i cili njihet me emrin tregtar Avigan.

Në Rusi, medikamenti japonez u “modifikua pak”, tha Dmitriev në një takim me Presidentin Vladimir Putin. Dhe në qershor, klinikave ruse iu dha medikamenti i prodhuar në Rusi kundër Co vi d-19 për herë të parë nën emrin tregtar Avifavir. Në medie ai quhet si “medikamenti sherues.