Nga ‘egersire’ po behet si ‘pulë’? Prej ditësh mi sterioze, Shqipja “paralajmëron” surpriza: Prisni se …

Ajo është një nga personazhet më të komentuar në këtë sezon të dytë të “Përputhen”.

Po flasim për Shqipen, emrin e të cilës të gjithë mund ta keni dëgjuar dhe sigurisht nuk mund t’ju kenë kaluar pa u parë edhe videot e saj virale në rrjet.

Komentohet për faktin se bërtet në studio… Ose bërtiste më saktë, sepse prej 3 puntatash Shqipja nuk ndjehet fare. Kjo na zgjoi dhe ne kureshtjen, të dimë ç’ka ndodhur me Shqipen. “Na mungon Shqipja e vjetër”, ishte ky një mesazh që Shqipja kishte hapur mbrëmjen e sotme me ndjekësit.

Dhe sigurisht, Shqipja duket se e kishte përgjigjen: Pa merak sepse nuk do qëndroj gjithmonë kështu, e qeshur, e butë, e ëmbël. Do kthehem në origjinën time. Prit, prit, prit… se as mua nuk më pëlqen kështu, më duket sikur jam zbutur…”, u shpreh Shqipja.