Nga 1 janari 10 mijë vende të lira pune në Gjermani, flet eksperti, ja si të aplikoni

Këshilltari per emigracionin nga organizata “Plan B” në Esen, Blerian Kushta – shpjegon ndryshimet që do të sjellë ligji i ri i migracionit dhe procedurën për aplikim nga 1 janari 2021 për viza pune.

Për çfarë shërbimesh drejtohen klientët tek ju për këshillim?Blerian Kushta: Tek ne drejtohen kryesisht persona nga Ballkani Perëndimor me synimin e gjetjes së punës në Gjermani dhe integrimin në këtë sektor. Por edhe gjetja e shkollës profesionale është një temë.

Cilat do të jenë hapat ligjorë, sipas ligjit të ri, që një i interesuar nga rajoni duhet të ndjekë për të siguruar vendin e punës në Gjermani?Nëse e marrim një shembull të një infermieri apo infermiereje nga Shqipëria, sektor ku ka interes në Gjermani.

Ai ose ajo ka mbaruar shkollë të lartë atje dhe në rastin më të mirë të ka edhe përvojë pune, atëherë paraqitet fillimisht kërkesa në ambasadë dhe në të njetjën kohë dërgohen edhe dokumentat në Gjermani për aplikimin për njohjen e diplomës. Nëse diploma e marrë nga Shqipëria ose vendet e rajonit, njihet një për një me atë të Gjermanisë, lajmi pozitiv i shkon ambasadës dhe në këtë rast ambasada fton aplikuesin për të marrë vizën. Më pas personi vjen këtu dhe gjen punë.