Nëse nuk e keni makinen e regjistruar lexoje patjetër këtë njoftim

Në Kosovë janë mbi 150 mijë automjete të paregjistruara, për shkak të përhapjes së Covi d-19.Ky numër i madh po paraqet rrezik edhe për jetën e qytetarëve pasi që automjetet e paregjistruara janë edhe të pa kontrolluara teknikisht.Por kjo po i kushton edhe kuletës së shtetit.

Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku.Mazreku ka thënë se pandemia ka ndikuar negativisht në Industrinë e sigurimeve.“Numri i automjeteve të paregjistruara gjatë kohës së pandemisë është i vogël në raport me numrin e automjeteve të cilat nuk janë regjistruara deri para pandemiise.

Janë shumë faktor për rritjen e numrit të automjeteve të paregjistruara, e kryesori sipas nesh është mos trajtimi si duhet institucional i këtij fenomeni në rritje”, tha ai.