Nëse bëni këtë Veprim, nuk mund t’a merrni Nënshtetësinë Gjermane

Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të landit Baden-Württemberg në Mannheim. Fjala është për një libanez 40-vjeçar.

I cili jeton në Gjermani që nga viti 2002, Ai ka studiuar mjekësi në Gjermani dhe punon ndërkohë si mjek specialisit në një klinikë.

Në vitin 2012 ai e dha provimin për marrjen e nënshtetësisë, por në vitin 2015 refuzoi t’i jepte dorën nëpunëses që donte t’i jepte certifikatën e nënshtetësisë. Premtim bashkëshortes apo mendësi fundamentaliste Ai pretendoi se i kishte premtuar së shoqes – një myslimaneje me nënshtetësi gjermane dhe origjinë siriane – që të mos i jepte kurrë dorën ndonjë gruaje tjetër, por zyra përkatëse ia refuzoi marrjen e nënshtetësisë.

Libanezi shkoi në gjyq dhe gjykata argumentoi se ai nuk pranon t’i japë dorën një gruaje “si rezultat i një konceptimi fundamentalist të kulturës dhe të vlerave” dhe nuk pranon që t’i përshtatet mënyrës së jetesës në Gjermani. Dhënia e dorës të tjerëve ka “rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës” mes njerëzve në Gjermani, argumentoi trupi gjy kues,ditorja.