Ndryshon rregullat Italia! Ja si mund te udhetojne shqiptaret tani e mbrapa

Ndryshon rregullat Italia! Ja si mund te udhetojne shqiptaret tani e mbrapa.

Ambasada shqiptare në Itali ka dhënë një informacion të plotë dhe të detajuar se cilat janë kategoritë që lejohet të udhëtojnë drejt shtetit fqinj dhe detyrimit për t’u karantinuar.

Kush lejohet të udhëtojë në Itali: Udhëtimet Shqipëri – Itali (dhe anasjelltas) lejohen vetëm për arsye të përcaktuara, si: arsye pune, shëndetësore apo studimi, urgjence absolute, kthim në banesë apo vendbanim. Nuk lejohen, pra, udhëtimet për turizëm.

1.këdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se 120 orë për nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar dhe për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;

2.këdo që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se 36 orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar e për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;

3.shtetasit dhe ata me banim të rregullt në San Marino dhe Shtetin e Vatikanit, në SHTETET e BE-së(përveç Kroacisë, Greqisë, Maltës, Spanjës, Rumanisë dhe Bullgarisë), në shtetet që bëjnë pjesë në hapësirën SHENGEN, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Andora, Principata e Monako-s, Australi, Kanada, Gjeorgji, Japoni, Zelandë e Re, Ruanda, Republika e Koresë, Tajlandë, Uruguaj, të cilët hyjnë në Itali për arsye të provuara pune;

4.personel shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesionin e tij, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të profesionit të parashikuar nga neni 13 i Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020;
5.punonjës ndërkufitarë në hyrje dhe në dalje nga territori italian për arsye pune të provuara dhe që kthehen në banesën, vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre;