Ndriçim Xhepa: Ne filmin “Flutura ne kabinen time” kam qendruar plot 3 muaj me shoferet e Parkut dhe ne fund mesova te ngase Saurrelin
Aktori i njohur Ndriçim Xhepa në një rrëfim të veçantë ka treguar fillimin e karrierës së tij në skenën e Teatrit dhe atë të filmit. Ai ka treguar gjithashtu dhe detaje interesante nga roli që ka luajtur në filmin “Flutura në kabinën time”, teksa ka pohuar se ka qëndruar për 3 muaj me radhë me shoferët e Parkut të Kamionëve të Laçit.
Ndriçim Xhepa rrefen se ka qëndruar më ta për ditë të tëra duke i imituar gjestet, mënyrën se si hanin, si silleshin, madje gjatë kësaj kohe ai thekson se ka mësuar të ngasë dhe Saurrelin. “Për tre muaj para se të fillonin xhirimet me dy shoferët e pakut të Laçit që ishin dhe shoferët e makinës më është dashur të trajnohem, të merrem me ta, të rri gjithë kohën me ta, të ha të pi me ata gjithë ditën e ditës.
Duke parë çdo gjest, hipje dhe zbritje në makinë. Mënyrën se si merreshin me levat e makinës, me timonin, me kthesën, me mënyrën e të ndejturit po themi në mënyrë “pis, i pa kujdesur” në veshje. Në mënyrën se si e pinë cigaren, si e hanë bukën, qoftë dhe ato duart gjysmë të ndotura, janë shumë detaje të tilla”, shprehet Xhepa. “Padyshim filmi Flutura në kabinën time është një film që i rezistoi kohës sepse merret me thelbin e njeriut.