Myku nga muret largohet vetëm me këtë metodë natyrale

Të gjithë përballemi me lagështirë në shtëpi dhe myku që ajo krijon është një shqetësim i madh për shumicën e familjeve. Ai fillon të bëhet një problem në kohën kur jashtë është ftohtë e brenda nxehtë.

Edhe ata që kanë një shtëpi me probleme me kondensimin e ujit dhe izolimin e dobët mund të kenë shumë lagështi nëpër shtëpi. Në këto rrethana është e këshillueshme që të bëni një projekt për përmirësimin e performancës termike të ndërtesës.

Përgatitja:
Përzieni 2 filxhanë me uthull të bardhë në një shishe 1 litër me ujë të ngrohtë. Spërkasni sipërfaqet ku është formuar myku.