Mpirjaa e këmbëve, paralajmërim i sëm undjeve të renda…(Foto)


Sidoqoftë, kur këto simptoma janë shumë të zakonshme ose nuk zhduken pas disa orësh, është mirë që të mos i anashkaloni ato dhe të hetoni më tej situatën.

Le të shohim arsyet e kësaj situate, duke mbajtur parasysh që informacionet e raportuara në këtë artikull janë informuese dhe nuk zëvendësojnë këshillat e një mjeku, dhe kur dyshoni është gjithmonë më mirë të konsultoheni me një specialist.Dia beti Më shumë se gjysma e personave që vuajnë nga diabeti zhvillojnë edhe forma të caktuara të neuropatisë. Kjo shkakton humbje të funksionit dhe kontrollit të nervave përgjegjës për lëvizjen.

Dëmtimi më i zakonshëm nga diabeti është ai i neuropatisë periferale ku sinjalet e dërguara nga truri nuk përkthehen në lëvizje. Kjo shkakton mpirje, djegie ose pickim të këmbëve.Këto pickime dhe mpirje mund të fillojnë deri në 3 muaj pasi diabeti të ketë prekur trupin tuaj. Sigurohuni të bëni një analizë glukoze nëse këto simptoma janë të shpeshta.

Mungesa e vitaminave

Mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve mund të shkaktojë neuropati periferale dhe mpirje të këmbëve. Nëse keni mungesa të mëdha të vitaminës B12 në trup atëherë me shumë mundësi do të përjetoni këto kriza.Mungesa e vitaminave bashkë me sëmundje si diabeti mund ta shtojnë dëmtimin e nervave në trup dhe të shkaktojnë mpirje të vazhdueshme të këmbëve.

Tiro idja apo tir oidja e poshtme mund të shkaktojë problem me mpirjen e këmbëve dhe dëmtimin e nervave. Shumë persona që vuajnë nga ky lloj i veçantë i tiroides me shumë mundësi vuajnë edhe nga diabeti i tipit 2.Të dyja këto sëmundje bashkë shkaktojnë një mos funksionim normal të këmbëve tuaja.

Problemet kardiovaskulare: Edhe problemet me zemrën shkaktojnë dëmtime neurologjike që lidhen më pas me vështirësi në kontrollimin e këmbëve. Mpirja dhe djegia e këmbëve mund të jenë simptoma të shpeshta.

Shtylla kurrizore: Një numër problemesh me shtyllën kurrizore lidhen ngushtë me mpirjen e këmbëve. Në shumë raste dëmtimi i shtyllës kurrizore nga faktorë të jashtëm apo sëmundje si skleroza e shumëfishtë shkaktojnë këto simptoma.

Këpucët e ngushta: Shpeshherë edhe zgjedhja e këpucëve ndikon në shëndetin e këmbëve tona. Nëse vishni këpucë që janë shumë të ngushta mund të ndalojnë qarkullimin normal të gjakut dhe të shkaktojnë mpirje të këmbëve. Sigurohuni të zgjidhni këpucë të rehatshme dhe të gjera për këmbët tuaja,ditorja.