Moti këtë javë ka surpriza: Ja si do vijojnë temperaturat dhe mësoni nëse rreshjet do jenë prezente në vend

Moti këtë javë ka surpriza: Ja si do vijojnë temperaturat dhe mësoni nëse rreshjet do jenë prezente në vend.

E hëna pritet qe do të nisë me diell dhe në mesditë do të shfaqen vranësirat përgjatë maleve. Reshjet e shiut të izoluara, do të shfaqen në këto zona.

Situatë të paqendrueshme parashikohet të ketë pjesa më e madhe e vendit ditën e martë, por kjo do të jetë e përkohshme. Në ditët në vijim, do të mbizotërojë dielli dhe vranësirat përgjatë maleve.Valëzimi do të jetë i ulët, por për shkak të shtimit të erës mbrëmjen e së martës e të mërkurën parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë, kryesisht në bregdetin jugor.Temperaturat do të pësojnë rënie si në tabelë për shkak të reshjeve, për tu rritur sërish të enjten dhe të premten.