Mos e humbisni, Shpat Kasapi prezanton për Herë të parë të dashurën e tij

Ai vazhdon të jetë njëri nga meshkujt më të pashëm dhe më të pëlqyer në estradë.Fjala është për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili ndër vite është komentuar për lidhjet e tij të dashurisë.

I njëjti këtë kohë po ashtu u përfol për një romancë dashurie të re, me të cilën nuk është se bëri ndonjë paraqitje publike.

Kasapi ishte i ftuari i radhës në “Shiko kush Luan”, teksa për herë të parë është shfaqur me partneren e tij në prapaskenë të emisionit.Në një imazh të publikuar, Shpati shihet përkrah të dashurës e cila thuhet se quhet ‘Selvije’.

Çifti duket se shkojnë mjaft shumë dhe tashmë janë mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.Në një intervistë të dhënë më parë, Kasapi deklaroi se ka plan te martohet në verën e vitit 2021.