Mjekja Shqiptare Në Gjermani: Ketu Paga Minimale Nga 4800-6000 Euro, Pacientet Na Japin Lule Si Dhurata

Nuk ka asnjë lloj vendi që të vendosin që një mjek të arrestohet pa u vërtetuar telefonatat. Në Gjermani apo në vendet e tjera evropiane, duhet të kesh vrarë një pacient, duhet të vërtetohet se e ke vrarë me vetëdije që të arrestohet. Nuk arrij të kuptoj se vetëm me të dhëna telefonike, në Shqipëri arrestohen dy mjekë”, tha mjekja e njohur.

Gjithashtu ajo tregoi edhe arsyen se pse është larguar nga Shqipëria, aty ku i kërkuan para për një vend pune. “Një individ nuk mund të ndryshojë sistemin, të detyron të bëhesh si ato ose të largohesh. E ndershmja e departamentit i bije që të jesh edhe spiune. Kam tentuar që të punoj në Shqipëri dhe më kanë kërkuar lek.

E prandaj vendosa që të largohesha. Pacientja ta fut në përparëse atë 2 mij lekësh, dhe doktori nuk thotë jo duke qenë se punojnë 24 orë dhe kanë një rrogë të ulët”, tha Dollemberg. Më pas kjo e fundit shtoi se tani ajo ka një klinikë private në Gjermani, por ka punuar edhe 8 vjet në privat.