Mjekët i gjejnë sem undjet duke parë ngjyrën e dyllit të veshit? Ja si ta zbuloni vetë në shtëpi, pa u lodhur

Mjekët i gjejnë sem undjet duke parë ngjyrën e dyllit të veshit? Ja si ta..

Ashtu si pjesa më e madhe e sekrecioneve trupore edhe dylli i veshit nuk kthehet shpesh në temë bisede.

Megjithatë, ashtu se sekrecionet e tjera. Ai është shumë i rëndësishëm, pasi mund të na tregojë shumë për shëndetin tonë. A jeni kuriozë ta zbuloni? Po ju tregojmë disa shembuj.

Dylli i veshit me ngjyrë të verdhë: Te të rriturit kjo është ngjyra më e zakonshme e dyllit të veshit. Nëse veshët tuaj nxjerrin këtë lloj sekrecioni ata janë të shëndetshëm, kjo pasi edhe lagështia e dyllit pengon tharjen e veshit, si dhe çarjen e daulles.

Dylli në ngjyrë gri: Ngjyra gri e dyllit të veshit mund të duket e pazakontë, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse veshët tuaj nxjerrin dyll në këtë ngjyrë, thjesht janë duke kryer procesin natyral të pastrimit të veshit, duke nxjerrë jashtë objektet e huaja.

Dylli në ngjyrë të verdhë të zbehtë: Kjo është ngjyra më e zakonshme e dyllit të veshit tek fëmijët. Veshët e tyre prodhojnë shumë më shumë sekrecione se veshët e të rriturve, sasi kjo që minimizohet me rritjen e tyre.

Dylli në ngjyrë të errët: Dylli në ngjyrë të erret tregon që trupi po djersitet më shumë se sa duhet. Sa më e errët ngjyra e dyllit, aq më e madhe është mundësia e aromës së rëndë trupore gjatë djersitjes.

Dylli në ngjyrë të bardhë: Nëse sekrecionet e veshit tuaj kanë ngjyrë të bardhë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kjo tregon se ju djersiteni më pak se pjesa tjetër e njerëzve dhe keni aromë më të lehtë trupore.