Miqt bejn dedikimin prekes per babain dhe djalin pe humben jeten diten e djeshme nga moti i keq

Malësi e Madhe- Një lajm i hidhur ka tronditur Malësinë e Madhe, por jo vetëm. Petrit Rushaj dhe djali i tij u mbytën në lumë pasi mjeti i tyre u mor përpara nga rryma e fortë e shkaktuar nga reshjet e shiut. Ngjarja ndodhi dje në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.Në mjet ishte edhe vajza e cila ka shpëtuar për mrekulli.

Pas 16 orë kërkimesh, forcat speciale të policisë gjetën mjetin me trupat e tyre të pajetë.Petrit Rushaj gëzonte respekt dhe njohje të gjërë në zonë. Kjo dëshmohet edhe nga dedikimet prekëse të miqve të tij të cilët janë të dëshpëruar nga kjo humbje.