Meteorologia Lajda Porja zbulon kthesen e madhe te motit diten ne vazhdim
Pas një jave të kthjellët dhe me mot pranveror, kushtet atmosferike të vjeshtës kanë trokitur në vend, por siç na tregon meteorologia, jo për shumë gjatë. Kjo javë do të jetë dinamike, ku do të ketë edhe ditë me reshje, por do të rikthehen shpejtë kthjellimet.
Reshjet që kanë nisur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe kanë shoqëuar territorin shqiptar edhe pjesën e parë të ditës së sotme, pritet të zbrapsen në pjesën e dytë të kësaj të marte. Dita e sotme ka një rënie me 3-4 gradë celcius, pasi vranësirat do na shoqërojnë edhe gjatë orëve të mesditës.
Por ditët në vijim do të rikthejnë sërisht temperaturat e larta njësoj si të javës që lam pas, tregon meteorolgia Lajda Porja.