“Me Shpirtin Tim, Selvën”- Pasi Pranoi Hapur Lidhjen E Dashurisë, Shpat Kasapi Prezanton Të Dashurën Dhe Flet Për Planet E Së Ardhmes…

Pak kohë më parë, Shpat Kasapi u fotografua krah një vajze, e cila rezultoi të ishte e dashura e tij.Vajza që i ka vje dhur zemrën quhet Selvije dhe është pronare e një salloni bukurie vip,në Maqedoni.

Ndonëse kanë një vit të lidhur, çifti ka qenë shumë i rezervuar, duke kursyer edhe postimet së bashku në rrjete sociale, pavarësisht disa detajeve që nuk i kanë shpëtuar fansave.

Megjithatë, vajza u shfaq për herë të parë krah partnerit të saj ditën e shtunë, kur Shpati ishte i ftuar tek “Shiko Kush Luan”.Ai ka publikuar në Insastory një video nga prapaskenat e emisionit, ku duket bashkë me partneren dhe me Rezart Veleshajn.

“Ja dhe paraqitja e shumëpritur nga fansat me shpirtin tim Selvën,”- shkruante këngëtari krahas videos, ku etiketonte edhe partneren e tij, emrin e së cilës e shoqëroi me një zemër të kuqe. Lidhja e fshehtë e Shpat Kasapit u zbulua rreth dy muaj më parë, gjatë kohës kur u fotografua me Selvijen në një lokal.