Me rregullat e reja ja si është procedura re që të merret viza

Periudha e hapjes se takimeve do të njoftohet pak para datës në faqen kryesore. Për shkak të kërkesave të larta, lista e takimeve mbyllet për një afat shumë të shkurtër. Në këtë rast, ju keni mundësinë të regjistroheni përsëri për muajin pasardhës.

Ju lutemi mos u regjistroni njëkohësisht në një kategori tjeter. Regjistrimet e pasakta çojnë në pritje te gjate për të gjithë aplikantët e tjerë. Nëse takimi është rezervuar gabimisht, aplikimi juaj për vizë gjithashtu nuk do të pranohet!

Kërkesat për një takim në përputhje me nenin 26, Paragrafi 2, Urdhëresa për Punësimin (Rregullorja e Ballkanit Perëndimor), të cilat ishin regjistruar para 31 Dhjetor 2020, nuk mund të merren ne konsiderate dhe anullohen pa zëvendësim.