“Më ndave nga bashkëshortja”, 41 vjeçari i nxin jetën kunatës me telefon duke…


Një 41 vjeçar po procedohet penalisht pasi dyshohet se ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme kunatën e tij nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Shtetasi F.H sipas policisë telefonon vazhdimisht kunatën e tij, nusen e vëllai duke e akuzuar si shkaktare për ndarjen e tij nga bashkëshortja.“Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për shtetasin F.H, vjeç 41, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka shqetësuar në telefon kunatën, B.B, vjeç 40 duke e fajësuar për ndarjen e tij nga bashkëshortja, motra e saj. Neni 275 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisee,ditorja.