Me Këtë Datë Ndryshon Ora: Akrepat Lëvizin Një Orë Prapa


Në të dielën e fundit të muajit tetor, saktësisht me datë 25 tetor do të bëhet ndërrimi i orës. Akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, ku edhe vendoset si ora dimërore.

Në mars të vitit 2019 Parlamenti Europian ka përkrahur propozimin që të ndalohet ndërrimi i obligueshëm i orës në vendet e BE’së. Me këtë vendim zgjaten ditët gjatë verës. Propozimi parasheh që nga viti 2021 shtetet të vendosin – ose të mbajnë kohën aktuale verore ose të largojnë ndërrimin e orës që ndodh dy herë gjatë vitit.

Nën urdhrat aktualë të BE’së, të gjitha 28 vendet anëtare kalojnë në orën verore të dielën e fundit të muajit mars dhe kthehen në orën dimërore të dielën e fundit të tetorit. E pikërisht me 25 tetor të këtij viti në mëngjesin e së dielës, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa.Me Këtë Datë Ndryshon Ora: Akrepat Lëvizin Një Orë Prapa,ditorja.