“Më kanë quajtur të prapambetur”, Sindi e “Përputhen” Flet pas Deklaratës Mbi Vir…

Sindi Loci është konkurrentja e “Përputhen”, e cila u vendos në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale menjëherë pas hyrjes së saj në program.

Sindi deklaroi se nuk ka patur kurrë marrëdhënie me një mashkull duke prekur këtu një temë mjaft delikate si ajo e virgjërisë, e quajtur ende tabu nëse diskutohet hapur në shoqërinë shqiptare.

E ftuar në “Live From Tirana”, në Top Albania Radio, Sindi u shpreh se nuk dëshiron të njihet si vajza e “Përputhen” e cila nuk ka patur marrëdhënie seksuale me meshkuj deri tani, por si Sindi e cila adhuron artin dhe që i është fokusuar tërësisht shkollimit e violinës.

“Komentet e njerëzve më kanë lë nduar, shumë prej tyre më kanë quajtur të prapambetur. Kur hyra në këtë program ku flitet për dashurinë doja të njihesha si Sindi artistja, si Sindi me shpirt të lirë që nuk paragjykon askënd dhe kërkon të përjetojë këto ndjenjat që nuk i ka patur përpara”.