Me Aleksin kisha familjen e endrrave/ Rudina Dembacaj flet për herë të parë për divorcin dhe lidhjen e re

Me Aleksin kisha familjen e endrrave/ Rudina Dembacaj flet për herë të parë për divorcin dhe lidhjen e re

E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj. Ajo ka folur për jetën profesionale, por edhe atë private, pasi kohët e fundit ka bërë shumë ‘zhurmë mediatike’ dhe ka qenë qendra e mediave rozë.Në muajin Nëntor, Rudina Dembacaj konfirmoi ndarjen me bashkëshorin, Aleksandër Varfaj. Nga martesa e tyre ata kanë dhe një vajzë 3-vjeçare, të quajtur Viktoria.

Në lidhje me divorcin, Rudina tregoi se asnjë ndarje nuk është e lehtë sidomos kur ka një fëmijë në mes, por ata morën këtë vendim se çifti nuk po funksiononte. “Asnjë ndarje nuk është e lehtë. Unë dhe ish-bashkëshorti krijuam një familje me shumë ëndrra, si të gjithë në fillim, por fati nuk ishte i tillë, ne vendosëm të divorcoheshim. Duke qenë se kohët kanë ndryshuar, sigurisht ne nuk kemi më mentalitetin e nënave tona, jeta ka ndryshuar dhe vendosëm të ndaheshim.

Asnjë ndarje nuk është e lehtë, sidomos kur ka në mes fëmijë dhe për çdo nënë normale në këtë botë, fëmija është qendra e botës. Dhe duke patur përpara të ardhmen e qendrës së botës, sigurisht divorci nuk është i thjeshtë. Por ne si dy të rritur dhe si dy qytetarë të këtij vendi duke ngelur shumë miq dhe duke i dashur akoma dhe përgjithmonë të mirën njëri-tjetrit, morëm këtë vendim, duke parë se familja s’po funksiononte më, çifti s’po funksiononte më.