Mbi 5 miliardë сelularë do të dalin jaѕhtë рërdorimit në 2022, a ëѕhtë dhe i juaji?
Vlerësohet se 5.3 miliardë telefona celularë do të dalin jashtë përdorimit këtë vit, pavarësisht përmbajtjes së tyre të vlefshme në ar, bakër, argjend, paladium dhe përbërës të tjerë të riciklueshëm, Lajmi është bërë i ditur nga një sondazh i shoqatës jofitimprurëse Weee Forum, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbetjeve elektronike e cila festohet më 14 tetor.
Anketa u krye në një kampion prej 8,775 familjesh europiane në gjashtë vende: Portugali, Holandë, Itali, Rumani, Slloveni dhe Mbretërinë e Bashkuar. Sipas rezultatteve, një familje mesatare europiane zotëron 74 produkte elektronike, duke përfshirë telefona celularë, tablet, laptop, vegla elektrike, tharëse flokësh, dhe pajisje shtëpiake (me përjashtim të llambave).
Fjala e parë e një personi i cili blen një celular të ri zakonisht është: “Nuk më thyhet për 1 javë”. Kjo ndodh më shumë me celularët e markës Apple. Por tashmë një lajm super i mirë ka dalë në qarkullim për të gjithë përdoruesit e I-phonave. Apple është duke punuar për të krijuar një aplikacion për ekranet ‘vetë-shëruese’ që automatikisht riparojnë gërvishtjet dhe plasaritjet.