Mbi 27 mijë familje që po presin 130 eurot e Pakos Emergjente, mund të nisin tërheqjen nga kjo ditë

Mbi 27 mijë familje që po presin 130 eurot e Pakos Emergjente, mund të nisin tërheqjen nga kjo ditë.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se po bëhet ekzekutimi i transferit për pagesën prej 130 euro të Pakos Emergjente për 27 mijë e 572 familje me kushte të rënda sociale,hape…ree.klamn, dhe shikonii…detajet, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent.

Ministrja Bajrami tha se Thesari sapo ka urdhëruar transferin e pagesës për këto familje përfituese, për muajin Maj dhe Qershor, njëkohësisht duke përfunduar në këtë mënyrë ekzekutimin e plotë të masës 15.
Bajrami gjithashtu tha se tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 gusht, për shkak të aspekteve operacionale.