Ligji i cmendur ne Greqi, kush ka kaq para mund të bëhet me pasaporte europiane

Ligji i cmendur ne Greqi, kush ka kaq para mund të bëhet me pasaporte europiane,per me teper,kl1ikoo-ree.klamn, dhe shikoo-videon,e lajmit.

Kësaj ftese i përgjigjen më kënaqësi shumë kinezë, rusë apo turq. Kush investon në Greqi 250 mijë euro në pasuri të paluajtshme, e ka në xhep pasaportën e BE-së. Më lirë se kaq pasaporta e BE-së nuk gjendet askund tjetër. Shefi i “Enterprise Greece”, i cili bën reklamë në mbarë botën me “Golden Visa Programm”, nuk e pranon që është kaq e lehtë. “Ka kontrolle të rrepta, që ndërmerren nga ambasadat dhe bankat për prejardhjen e parasë dhe kurikulumin e njerëzve. Mos harroni, se ka raste, në të cilat verifikimi zgjat dy vjet. Do të habitesha, nëse do të kishte edhe vetëm një rast të vetëm, në të cilin të jetë konstatuar kundërvajtje e megjithatë të jetë lëshuar viza e artë.”

Megjithatë biznesi me vizat e arta është në bum. Kërkesa rritet vazhdimisht. Nikos Sepentzis është sekser dhe vazhdimisht në lëvizje me partneren e tij kineze të biznesit. Sekserët presin shumë të interesuar në Athinë. Disa njerëz, që kanë shumë para, janë të interesuar për imobilie luksi, ndonëse ata duan vetëm të marrin vizën e artë, thotë bashkëpunëtorja e tij. Nikos Sepenzis shtone, se “Ata nuk interesohen vërtetë për shtëpinë, ata duan të investojnë 250 mijë euro, sepse kjo u mjafton për lirinë e lëvizjes në BE.”