Liberalizimi i vizave shume afer per Kosoven, Ja lajmi fantastik nga Bashkimi Evropian
Tashmë është rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën do të jetë temë diskutimi në takimin e së enjtes në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian. Lajmi është konfirmuar, sot nga Zyra e Qeverisë së Çekisë.
“Mund të ju konfirmojmë se Qeveria e Çekisë, e cila kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian ka vendosur për diskutim në rend dite, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e Grupit punues, që mbahet sot (12 tetor) dhe nesër më 13 tetor.
Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të Pakos së Zgjerimit, ka ritheksuar dhe rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.