Leonora Jakupi befason, Nuk do i flas Nora Istrefit, ka bere nje gabim te…

Mbrëmjen e sotme e ftuara e autores dhe moderatores Luana Vjollca në “ShikoKushLUAN” ishte këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi.

Sfidees “Ndaje ose pije” nuk mund t’i shpëtonte edhe këngëtarja Jakupi, e cila u pyet mbi emrin e personazhit publik shqiptar që e konsideron “mik/mikeshë për kokë” dhe emrin e personazhit që nuk do i fliste apo nuk i flet me gojë.

Si personazhin “mikeshë për kokë” Leonora zgjodhi të përmendte këngëtaren Jehona Sopi,ndërsa emrin e personazhit që nuk do i fliste zgjodhi Nora Istrefin.

“Unë nuk jam person që mbaj inate; por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit.Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”- u shpreh Jakupi, shkruan ditorja.