Lajmi i fundit/ Njohja e patentave shqiptare në Itali, ja cfarë thotë ministria italiane e Transportit

Sipas përgjigjes së palës italiane duket qartë se rinovimi i kësaj marrëveshje varet dhe nga inpenjimi i autoriteteve shqiptare në përgatitjen e dokumentacionin përkatës e në arritjen e një firme të dytë.

Sipas vendimit, tashmë të skaduar firmosur nga Ministria Italiane e Transportit, dhe e protokolluar me numër 27774 më datë 5 dhjetor 2014, adresuar të gjitha zyrave territoriale e rajonale të drejtorive të transportit, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Guardia di Finanza, Drejtorisë së Policisë së shteit, Ministrisë së Jashtme.

Kjo marrëveshje rinovonte për 5 vite të tjera marrëveshjen e mëparshme firmosur në Tiranë mes dy vendeve me skadencë kohore nga 27 tetor 2008 deri më 15 korrik 2014 e i jepte të drejtën e konvertimit të patentës shqiptare për të gjithë emigrantët shqiptarë me leje të rregulltë qëndrimi e me të paktën 4 vjet rezidencë në Itali.

Fakt është se janë të shumta emigrantë shqitparë që kërkojnë të konvertojnë patentën e tyre shqiptare në Itali për motive pune, nevoje e jetese, por dhe për pamundësi ekonomike.Marrja e një patente italiane është një shpenzim ekonomik që me pagesat e dokumentacionit e të orëve të teorisë, praktikës e të provimeve shkon rreth 1200 euro,ditorja.