Lajmi fundit nga Gjermania/ Vendim i ri, Deri më datë 20 Dhjetor…

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi se kufizimet në lidhje me ko vi d,e ri kanë zgjatur deri më 20 dhjetor, ndërsa sipas nevojës mund të zgjaten sërish deri në fillim të janarit.

Merkel nëpërmjet video-konferencës zhvilloi një mbledhje me kryeministrat e shteteve federale, pas së cilës i njoftoi kufizimet e me publikun.

“Është marrë vendim që kufizimet të zgjaten deri më 20 dhjetor. Tashmë kemi përsëri nevojë për një përpjekje në luf
tën kundër pand emisë. Jemi duke përjetuar testin e durimit, solidaritetit dhe disiplinës, do të jetë një kohë e vështirë”.

Duke tërhequr vëmendjen në nevojën e kufizime, kancelargja gjermane u shpreh se, “Ne supozojmë se kufizimet do të duhet të zbatohen deri në fillim të janarit”.Ajo gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rreptësisht rregullat e higjienës dhe largësisë fizike, shmangien e kontaktit të panevojshëm me njerëz të tjerë dhe qëndrimin në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.