Lajm i Rëndësishëm për Mërgimtarët që Duhet Ραtjetër ta Lexoni…

Ditë më parë autoritetet në Zvicër kanë hequr Kosovën nga lista e kufizimit për udhëtim. Me të marrë lajmin se Kosova është larguar nga lista e ndalesës.

Shumë kosovarë që jetojnë në Zvicër ua kanë mësyrë agjencive të udhëtimit për të rezervuar bileta për pushime në Kosovë. Por, pavarësisht heqjes së kufizimeve, megjthatë udhëtimi përmes aeroportit vazhdon të ketë kufizime, duke u kërkuar kështu respektimi në mënyrë strikte të masave që janë ndërmarrë, përcjell tutje Albinfo.ch.

Në vijim po ju rikujtojmë rregullat e udhëtimit në aeroportin e Prishtinës, Ndryshimet në proceset e pasagjerëve / Kontrolloni IN.

1. Askush nuk do të lejohet të hyjë në Terminal pa mbajtur maskë. 2. Ju lutemi të jeni prezent 3 (tre) orë para fluturimit tuaj të nisjes. 3. Ju lutemi ndiqni këshillat e stafit. Pasagjerët që refuzojnë të ndjekin ato rregulla ose ndonjë rregull tjetër nga linjat ajrore mund të refuzohen të fluturojnë. 4. Ju lutemi shtypni biletën tuaj ose tregoni biletën tuaj në telefonin tuaj celular në hyrje të Terminalit. 5. Udhëtarët që kanë nevojë për një shoqërues (të moshuar, lëvizshmëri të reduktuar, UM etj.) do të lejohen deri në kontrollin e sporteleve vetëm me 1 (një) tjetër vetëm një person shoqërues.